Ndërlidhjet

Një polic gjeorgjian gjendet lakuriq dhe i rrahur


Gjeorgji

Gjeorgji

Një polic gjeorgjian është gjetur lakuriq dhe i keqtrajtuar pranë rezidencës presidenciale në qytetin Zugdidi të Gjeorgjisë.

Raportet thonë se polici, i identifikuar si Goga Anchabadze, është hedhur nga një furgon derisa ka kaluar pranë rezidencës.

Ai thuhet të jetë rrahur keq dhe ta ketë veshin e prerë.

Policia ka rrethuar lokacionin.

Autoritetet spitalore kanë thënë se gjendja e Anchabadzes është serioze, se trupi i tij përmban çarje të shumta dhe se i ka të dyja këmbët e thyera.

Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë nuk e ka komentuar ende rastin.
XS
SM
MD
LG