Ndërlidhjet

logo-print

Rusia: Polonia të kërkojë ndjesë zyrtare


Nacionalistë polakë pranë ambasadës ruse në Varshavë, 11 nëntor 2013.

Nacionalistë polakë pranë ambasadës ruse në Varshavë, 11 nëntor 2013.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka kërkuar ndjesë zyrtare nga Polonia, pasi nacionalistët polakë kanë sulmuar ambasadën ruse në Varshavë, gjatë shënimit të Ditës së Pavarësisë.

Ministria ka thënë se kërkon nga Varshava edhe kompensimin e dëmeve të shkaktuara, dënimin e përgjegjësve dhe parandalimin e provokimeve të ngjashme në të ardhmen.

Deklarata është lëshuar pasi ambasadori polak në Moskë është thirrur në bisedë informative nga Ministria e Jashtme ruse.

Të hënën, nacionalistë polakë kanë hedhur fishekzjarre dhe shishe në drejtim të ndërtesës së ambasadës, ndërsa kanë djegur edhe kabinën e rojes.

Forcat e rendit kanë arrestuar 10 demonstrues.

Ministria e Jashtme polake ka dënuar dhunën, duke thënë se “nuk ka asnjë justifikim për huliganizëm”.
XS
SM
MD
LG