Ndërlidhjet

Aliyev për vizitë në Turqi


Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe homologu i tij turk, Abdullah Gul, Ankara, 12 nëntor

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe homologu i tij turk, Abdullah Gul, Ankara, 12 nëntor

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka arritur në Turqi, në udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit, pas rizgjedhjes muajin e kaluar.

Aliyev do të zhvillojë bisedime me presidentin turk Abdullah Gul dhe kryeministrin Recep Tayyip Erdogan.

Forcimi i mardhënieve bilaterale në rrafshin ekonomik do të jetë në krye të agjendës.

Kompania shtetërore e naftës e Azerbajxhanit, Socar pritet të ndërtojë një rafineri në Turqi, deri në vitin 2016, me kapacitet deri në dhjetë milionë tonë.

Thuhet se një mori projektesh të tjera janë në agjendë të bisedimeve mes liderëve.
XS
SM
MD
LG