Ndërlidhjet

logo-print

Gjermania publikon disa nga veprat që dyshohet të jenë vjedhur nga nazistët


Ilustrim

Ilustrim

Gjermania ka nisur të publikojë listën e veprave të artit që dyshohet të jenë vjedhur në kohën e nazizmit, raporton Reuters.

Qeveria është kritikuar ashpër për heshtjen 21 mujore rreth 1,406 veprave të artit, që sipas të gjitha gjasave iu përkisnin familjeve, të cilat ishin plaçkitur nga nazistët.

Koleksioni besohet të ketë vlerën e rreth një milliard eurove.

Zyrtarët doganorë i ranë pas koleksionit, gjatë një inspektimi rutinë në një distriktit të Mynihut, në shkurt të vitit 2012.

“Origjina e koleksionit do të hetohet sa më shpejt dhe në mënyrë sa më transparente që të jetë e mundshme”, ka thënë Qeveria federale të hënën, një javë pas publikimit të një raporti në lidhje me këto vepra në magazinën Focus.

“Për të mundësuar transparencën, njëzetepesë veprat e para të artit, të cilat dyshohet se janë vjedhur nga nazistët, do të publikohen në faqen e internetit www.lostart.de, e cila do të përditësohet vazhdimisht”, bëhet e ditur nga Qeveria në Berlin.

Pronari i deritashëm i veprave, Gurlitt, ka ende gjasë ta ruajë pronësinë, thonë disa ekspertë të ligjit, derisa të tjerë mendojnë që skenar më real do të ishte anulimi i plotë i pronësisë nga ana e autoriteteve kompetente.

Një vendim i tillë do të mund të merrej në kuadër të Deklaratës së Uashingtonit, të vitit 1998.

Qeveria thotë se ka themeluar një grup prej gjashtë ekspertësh për të ekzaminuar pronësinë e veprave.

Kjo është një nga rastetet e veçante kur niveli federal gjerman merret me këtë çështje, meqë zakonisht raste të tilla iu lihen qeverive të landeve.
XS
SM
MD
LG