Ndërlidhjet

Zemani “t’iu kërkojë ndjesë” të hendikepuarve


Presidenti çek, Milos Zeman
Presidenti çek, Milos Zeman
Një grup avokues çek, për personat e hendikepuar, i ka bërë thirrje presidentit Milos Zeman, që të kërkojë falje për deklaratën e tij, në të cilën kishte thënë se nuk kishte pasur mundësi ta emëronte një kryeministër, derisa ndodhej në karrocë invalidësh.

Këshilli Çek për Personat me Nevoja të Veçanta, ka thënë sot se deklarata e presidentit Zeman, ishte e papërshtatshme për një kryetar shteti dhe se ajo ishte ofenduese ndaj kësaj kategorie të qytetarëve.

Zeman, i cili vuajti një lëndim në gju në fund të tetorit, ende ndodhet në karrocë.

Ai ishte pyetur nga një radio çeke, nëse do të emëronte kreun e socialdemokratëve, Bohuslav Sobotka, për kryeministër të vendit.

Në këtë pyetje, Zeman ishte përgjigjur, “Nëse do ta emëroja Sobotkan kryeministër, atëherë ai do të duhej të priste pak, ngaqë emërimi është një akt i dinjitetshëm, të cilin unë nuk mund ta kryej derisa ndodhem në karrocë”.

Grupi i akvistëve ka thënë se deklarata e Zemanit, lë të kuptohet se “personat që ndodhen në karroca janë në një shkallë më të ulët të dinjitetit se të tjerët”.
XS
SM
MD
LG