Ndërlidhjet

logo-print

Kroaci: Arrestohet kreu i Odës Ekonomike


Nadan Vidosevic

Nadan Vidosevic

Kreu i Odës Ekonomike kroate, Nadan Vidosevic, është arrestuar sot nën akuzat për korrupsion, raportojnë mediet lokale kroate.

Vidosevic dyshohet për keqpërdorim të më shumë se pesë milionë dollarëve, përmes një skeme fiktive të faturave.

Vidosevic është marrë në pyetje nga prokurorët e shtetit, ndërsa janë bërë kërkime edhe në shtëpinë e tij.

Kroacia u bë pjesë e BE-së në korrik, pas një fushate të gjërë antikorrupsion, si pjesë e përmbushjes së standardeve për t’iu bashkuar unionit, deri atëherë 27 anëtarësh.
XS
SM
MD
LG