Ndërlidhjet

Bullgari: Policia përleshet me protestuesit


Ilustrim nga protestat e mëparshme, Sofje
Ilustrim nga protestat e mëparshme, Sofje
Policia bullgare është përleshur me protesutesit, të cilët po provonin të bllokonin ndërtesën e parlamentit në Sofje, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje te parakohshme.

Dhjetra protestues, shumica studentë, tentuan të formonin një kordon rreth parlamentit, me qëllimin që t’ua pengonin daljen nga ndërtesa, deputetëve që ndodheshin brenda.

Dhjetra njerëz u lënduan, derisa policia provoi të shpërndante protestën.

Në Bullgari, janë shënuar protesta prej pesë muajsh, në shenjë pakënaqësie me qeverinë aktuale, e cila udhëhiqet nga socialistët.

Protestuesit e akuzojnë qeverinë për lidhje me biznesmenë të korruptuar.

Edhe qeveria paraprake e qendrës së djathtë ishte detyruar të jepte dorëheqje, pas protestave të ngjashme, më heret gjatë vitit.
XS
SM
MD
LG