Ndërlidhjet

Afganistan: Hezb-e Islami refuzon pjesëmarrjen në tubimin e fiseve


Disa nga pjesëtarët e grupit militant, Hizb-e-Islami

Disa nga pjesëtarët e grupit militant, Hizb-e-Islami

Një zyrtar nga grupi Hezb-e Islam, ka thënë se as lideri i grupit, ish kryeministri Gulbuddin Hekmatyar, dhe as ndonjë anëtar tjetër, nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e të gjitha fiseve afgane, të caktuar për 21 nëntor.

Ghairat Bahir, zëvendës drejtues i grupit kryengritës, i ka thënë Evropës së Lirë, se “ne jemi kundër një mbledhje të tillë”.

Ai ka shtuar se grupi nuk do të marrë pjesë, meqë qëllimi i mbledhjes është “diskutimi i marrëveshjes së sigurisë në mes të Qeverisë afgane dhe Shteteve të Bashkuara”.

Qeveria e presidentit Hamid Karzai, ka thirrur një takim të të gjitha fiseve afgane për të diskutuar rreth mundësisë së zgjatjes së mandatit të forcave amerikane në Afganistan, përtej vitit 2014, kur do të tërhiqet pjesa tjetër e trupave ndërkombëtare.

Organizatori i takimit, Sadiq Mudabbir, kishte thënë dje se mbante shpresë që grupi Hezb-e Islami, do të merrte pjesë në punime.
XS
SM
MD
LG