Ndërlidhjet

logo-print

Grillo: Italia ka “qeveri kukullë”


Beppe Grillo

Beppe Grillo

Italia është në duart e “një qeverie kukull” të kontrolluar nga Gjermania, ka thënë lideri italian i opozitës, Beppe Grillo, raporton DPA.

Komentet e kreut të Lëvizjes Pesë Yjet, vijnë në kohën e pakënaqësive të shumta rreth masave të shtuara të shkurtimeve në këtë vend, të shtyra edhe nga ana e shtetit gjerman.

Në një blog online, të cilin ai e përdor për të shprehur pozicionet e partisë së tij, komediani i kthyer në politikan, ka thënë se kryeministri Enrico Letta po dështon të adresojë krizën ekonomike, derisa drejton një vend që ruan interesat e kredidhënësve ndërkombëtarë, duke nisur nga Gjermania.

Sipas një hulumtimi mbi preferencat e publikut, të kryer nga Tecne, më 7 nëntor, lëvizja e Grillos ka përkrahjen e rreth 24 përqind të votuesve italianë.
XS
SM
MD
LG