Ndërlidhjet

Rusia e Vietnami arrijnë një mori marrëveshjesh


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin
Rusia dhe Vietnami kanë arritur një mori marrëveshjes, gjatë nje vizite të presidentit rus Vladimir Putin në këtë vend.

Putini, i cili u takua me presidentin vietnamez, President Truong Tan Sang, ka thënë se Vietnami është pajtuar të blejë më shumë pasije ushtarake nga Rusia.

Hanoi, pritet të pranojë edhe pesë nëndetëse të tjera nga shteti rus, deri në vitin 2016.

Putini tha se bisedimet dypalëshe u fokusuan edhe në krijimin e një zone të lirë tregëtare në mes të Unionit Doganor të drejtuar nga Rusia dhe Vietnamit.

Kompanitë ruse, Rosneft dhe Gazprom, kanë nënshkruar disa marrëveshje me kompaninë shtetërore energjetike vietnameze, Petrovietnam.

Rusia, ndërkaq është pajtuar t’ia huazojë Vietnamit, 8 miliardë dollarë për ndërtimin e një centrali bërthamor.

Vietnami komunist është një nga aleatët më të afërt të Rusisë dhe rreth 90 kompani ruse operojnë në këtë vend.

Putini do të vazhdojë vizitën për në Korenë Jugore, sot gjatë ditës.
XS
SM
MD
LG