Ndërlidhjet

Urdhërohet sekuestrimi i aseteve të vëllezërve Navalny


Aleksei Navalny
Aleksei Navalny
Një gjykatë në Moskë ka urdhëruar kapjen e aseteve të kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny dhe vëllait të tij, Oleg.

Një zëdhënëse e gjykatës, Natalya Romanova, ka thënë se ky vendim është pjesë e procesit gjyqësor me të cilin po përballen vëllezërit.

Romanova ka thënë se asetet e Oleg Navalny-t, përfshirë edhe llogaritë e tij bankare, është urdhëruar të sekuestrohen, por nuk ka dhënë detaje sa iu përket aseteve të Aleksei Navalny-t.

Muajin e kaluar, Komitetit Hetues rus, nisi hetimet rreth akuzave për keqpërdorim dhe shpërlarje parash të dy vëllezërve Navalny.
XS
SM
MD
LG