Ndërlidhjet

logo-print

Vdes gjyshja, nga emocionet e fitores së mbesës


Ilustrim

Ilustrim

Një gjyshe nga Afrika e Jugut, ka vdekur, pas emocioneve të fuqishme derisa po shikonte drejtpërdrejt në televizion, mbesën e saj, e cila fitoi një shumë prej 18 mijë eurosh, në një garë vallëzimi.

Producenti ekzekutiv i spektaklit “So You Think You Can Dance”, Ed Worster, tha se 72 vjeçarja, Beatrice Tshibika, nga një vend afër Kejp Taunit, vdiq derisa e mbesa po kurorëzohej fituese e spektaklit, raporton AFP.

“Jemi thellësisht të trishtuar për humbjen tuaj, dhe ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta” thuhet në një shkrim në Facebook drejtuar fitueses, e cila humbi gjyshen natën e fitores së madhe.

Fituesja, Sibahle, 23 vjeçare, e cila kishte jetuar në kushte të vështira gjatë gjithë jetës, kishte deklaruar gjatë spektaklit, se nëse fitonte, do t’i përdorte paratë e shpërblimit për t’i ndërtuar një shtëpi familjes së saj.
XS
SM
MD
LG