Ndërlidhjet

Kazakistan: Dënohen protesuesit për kushtet në burgje


Ilustrim
Ilustrim
Një gjykatë rajonale në veriperëndim të Kazakistanit, ka dënuar me burg dhe gjoba, më shumë se njëzet persona, të cilët po protestonin jashtë ndërtesës së një burgu.

Zëdhënësja e gjykatës, Gulzia Maqsatqyzy, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se të dënuarit, përfshirë pesë gra, do të vuajnë masën prej pesëmbëdhjetë ditësh burgim.

Të gjithë personat u arrestuan nga policia të premten e kaluar, derisa po protestonin duke kërkuar kushte më të mira për të afërmit e tyre të burgosur.

Protesuesit thanë se kishin informacione se të burgosurit rraheshin nga autoritetet e burgut, deklarata këto që zyrtarët e burgut i kanë mohuar.

Qeveria kazake është akuzuar për dyshimet rreth abuzimeve me të burgosurit.

Të burgosurit në këtë vend, kanë protestuar vazhdimisht rreth kushteve të burgut.
XS
SM
MD
LG