Ndërlidhjet

Dy ushtarë kanë vdekur dhe tre të tjerë kanë marrë plagë nga djegiet toksike, gjatë një rrjedhjeje kimike në qendrën hapësinore, Plesetsk Cosmodrome, në Rusi.

Një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, tha se aksidenti ndodhi derisa burrat po mundoheshin të pastronin një nga paisjet.

Ministria shtoi se aksidenti ishte shkaktuar nga “dështimi i oficerëve për t’i ndjekur instruksionet rreth procedurave të sigurisë”.

Qendra, e cila ndodhet rreth 800 kilometra në veri të Moskës, ishte ndërtuar në peirudhën komuniste, dhe është aktualisht e vetmja alternativë e Rusisë, për qendrën në Baikonur, të cilën Rusia e huazon nga Kazakistani.
XS
SM
MD
LG