Ndërlidhjet

Tymoshenko: Yanukovych po fundos aspiratën evropiane


Ish-kryeministrja ukrainase, Yulia Tymoshenko

Ish-kryeministrja ukrainase, Yulia Tymoshenko

Ish-kryeministrja ukrainase, Yulia Tymoshenko, e cila ndodhet aktualisht në burg, ka akuzuar presidentin Viktor Yanukovych, për humbjen e mundësisë së nënshkrimit të një marrëveshjeje të rëndësishme me BE-në, pas hapjes së një lënde gjyqësore kundër avokatit të saj.

Serhiy Vlasenko, avokat i Tymoshenkos, ishte marrë në pyetje të hënën, nën dyshimet se e kishte rrahur sistematikisht gruan e tij.

Vlasenko i ka mohuar akuzat dhe i ka cilësuar ato si absurde.

Ai ka thënë se ato janë përpjekje për t’ia mohuar Tymoshenkos mbrojtjen e duhur.

Në një komunikatë të lëshuar të marten nga e bija e saj, Yevhenia, Tymoshenko ka thënë se Yanukovych, e ka “goditur për vdekje” aspiratën ukrainase për në BE, duke përndjekur avokatin Vlasenko.

Ukraina shpreson të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me BE-në, në një samit që mbahet në fund të këtij muaji.

BE-ja ka kërkuar zgjidhjen e çështjes së Tymoshenkos, burgosja e së cilës shihet si e motivuar politikisht nga perëndimi, si parakusht për marrëveshjen.
XS
SM
MD
LG