Ndërlidhjet

OKB parashikon rritje të katastrofave natyrore


Ilustrim

Ilustrim

Haiti, Filipinet dhe Pakistani, janë goditur më së rëndi nga katastrofat natyrore në vitin 2012, thotë një raport i OKB-së për klimën, raporton Reuters.

Germanwatch, një think-tank i financuar pjesërisht nga Qeveria gjermane, ka thënë se shtetet e varfëra, kanë vuajtur më së shumti nga katastrofat natyrore, gjatë dy dekadave të fundit.

Sipas Germanwatch, gjatë këtyre dy dekadave mëse 530 mijë njerëz kanë vdekur nga katastrofat natyrore, ndërsa janë shkaktuar dëme në vlerë më shumë se 2.5 trilionë dollarë.

Raporti për vitin 2012, u bazua në një indeks të fataliteteve të shkaktuara nga katastrofat natyrore për të dhënë vlerësimet e saj.

Një panel i ekspertëve të klimës së OKB-së parashikon që si rrjedhojë e ngrohjes globale, dhe ndryshimeve klimatike, kryesisht të ndikuara nga dora njerëzore, bota të përballet me një numër në ngritje të thatësirave, përmbytjeve, valëve të të nxehtit dhe ngritjes së nivelit të detërave.
XS
SM
MD
LG