Ndërlidhjet

logo-print

HRW kritikon Këshillin për të Drejtat e Njeriut


Logo e Këshillit të të Drejtave të Njeriut e OKB-së

Logo e Këshillit të të Drejtave të Njeriut e OKB-së

Kina, Rusia, Arabia Saudite, Vietnami dhe Kuba kanë fituar ulëse në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së, pavarësisht kritikave të grupeve për të drejtat e njeriut, se të njejtat janë shkelëse të këtyre të drejtave.

Asambleja Gjenerale e OKB-së, ka zgjedhur 14 shtete për ulëset e lira në këshillin 47 anëtarësh, sot në Nju Jork.

Peggy Hicks, drejtor për avokim global në Human Rights Watch (HRW), ka thënë se “mbrojtësit e të drejtave të njeriut do të kenë pengesa në punën e tyre nga ky këshill”, pas ulëseve të marra nga këto vende kontraverse në lëminë e të drejtave.

Pesë nga anëtarët e rinj të këshillit, Kina, Rusia, Arabia Saudite, Vietnami dhe Algjeria, kanë refuzuar t'i lejojnë hetuesit e OKB-së që t’i analizojnë nga afër akuzat për shkelje të të drejtave nga ana e këtyre shteteve, ka thënë tutje HRW në reagimin e saj.

Këshilli do të mblidhet më 1 janar.
XS
SM
MD
LG