Ndërlidhjet

FIFA: “Brazili 2014” ka gjasa të marrë shumë kritika


Pamje nga selia e FIFA-s, Cyrih
Pamje nga selia e FIFA-s, Cyrih
Aktiviteti i Kupës së Botës, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Brazil, ka gjasë të marrë kritika të shumta për nivelin e pakënaqshëm të shërbimeve publike të ofruara për tifozët, por FIFA thotë së ajo nuk është fajtore, dhe se nuk duhet vënë në rolin e “deles së zezë”.

Jerome Valcke, sekretar gjeneral i FIFA-s ka thënë se prezenca e madhe e mediave në këtë aktivitet “mundëson një platformë për shprehjen e brengave dhe pakënaqësive rreth organizimit”, raporton Reuters.

Gara për juniorët, e cila i parapriu garës së madhe të vitit 2014, u vu në hije të kritikave të ashpra dhe valëve të papritura të pakënaqësisë në vendin më të madh latin, Brazil.
XS
SM
MD
LG