Ndërlidhjet

OKB iu kërkon shteteve 301 milionë dollarë për Filipinet


Valerie Amos, zv.sekretare gjenerale për çështjet humanitare në OKB
Valerie Amos, zv.sekretare gjenerale për çështjet humanitare në OKB
Kombet e Bashkuara kanë kërkuar rreth 301 milionë dollarë ndihma ndërkombëtare për zonat e prekura nga tajfuni në Filipine.

Valerie Amos, zv.sekretare gjenerale e OKB-së për çështjet humanitare, ka thënë të marten, se shuma duhet të jetë donacion shtesë i shumës që do të japë OKB, e që kap shifrën e 25 milionë dollarëve.

Amos ndodhet në Manila, për të kryesuar operacionin atje.

Shumë shtete po dërgojnë anije dhe aeroplanë për të ndihmuar, por korrespondentët thonë se ka shumë zona në të cilat ende nuk kanë arritur ndihmat dhe ku frustrimi po rritet në mesin e të mbijetuarve.

Në të njejtën kohë, presidenti i Filipineve, Benigno Aquino, i ka thënë CNN-it, se numri i viktimave është 2,000 deri në 2,500, dhe jo 10 mijë siç ishte thënë më parë.
XS
SM
MD
LG