Ndërlidhjet

Egjipt: Gjykata urdhëroi përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme


Sheshi Tahrir në Kajro

Sheshi Tahrir në Kajro

Një gjykatë në Kajro ka urdhëruar përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme në Egjipt, e cila po zgjatë tash e tre muaj.

Shpallja u publikua mbrëmë nga Gjykata Administrative e Kajros, dhe është shpallur dy ditë më herët se sa pritej.

Qeveria e mbështetur nga ushtria nuk e ka implementuar menjëherë vendimin e gjykatës, duke thënë se po pret për njoftim zyrtar nga gjykata.

Vendimi i gjykatës është përshëndetur nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, zëdhënësja e Departmanetit amerikan të shtetit, Jen Psaki, ka shprehur shqetësim të vazhdueshëm për situatën në Egjipt, duke thënë se Uashingtoni kërkon nga qeveria që “t’i respektoj të drejtat e të gjithë egjiptianëve”, përfshirë ato për protesta paqësore.

Gjendja e jashtëzakonshme ishte shpallur më 14 gusht, meqë Egjipti ishte përfshirë nga dhuna, pasi ushtria e përmbysi presidentin Muhamed Morsi, që mbështetet nga islamistët.

Qindra njerëz, shumica prej tyre mbështetës të Morsit, janë vrarë gjatë përleshjeve.
XS
SM
MD
LG