Ndërlidhjet

SHBA: Janë ekzekutuar dy të burgosur të dënuar me vdekje


Ilustrim

Ilustrim

Dy të burgosur të dënuar me vdekje janë ekzekutuar mbrëmë me injeksion vdekjeprurës në shtetet federale amerikane, Florida dhe Teksas.

Në Flodirë është ekzekutuar Darius Kimbrough, 40 vjeçar, pasi Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara e refuzoi kërkesën e tij finale për falje.

Ai ishte dënuar me vdekje për dhunim dhe vrasje të një femre 28 vjeçare, në vitin 1991.

Në Teksas, 49 vjeçari, Jamie McCoskey, ishte dënuar me vdekje për rrëmbimin e një çifti në Hjuston, në vitin 1991.

Me këtë rast,McCoskey e kishte vrarë një të ri 20 vjeçar, ndërsa të dashurën e tij e kishte dhunuar.

Deri tash këtë vit, në Shtetet e Bashkuara, numri i të ekzekutuarve, që ishin të dënuar me vdekje, ka arritur në 34 vetë.

Shtetet e Bashkuara dhe Japonia janë vendet e vetme me demokraci dhe industri të zhvilluar, ku ende zbatohet praktika e dënimit me vdekje.
XS
SM
MD
LG