Ndërlidhjet

Gjuriq: Ligji kushtetues pas negociatave me Prishtinën


Marko Gjuriq
Marko Gjuriq
“Me Kushtetutën e Serbisë parashihet që për rregullimin e çështjeve të statusit të Kosovës, të miratohet një ligj i veçant kushtetues”, thotë Marko Gjuriq, këshilltar i presidentit të Serbisë dhe nënkryetar i pjesës serbe të Këshillit për përgatitjen e Marrëveshjes së Brukselit me Kosovën.

Mëtutje, në intervistën për të përditshmen beogradase Danas, ai theksoi se është e logjikshme që të zhvillohen negociata politike, të cilat do të krijojnë parakushte për miratimin e një ligji të tillë, i cili do t’i reflektonte marrëveshjet e arritura.

Sipas tij, për këtë ligj do të diskutohej në qeveri dhe kuvend, e nëse ka nevojë edhe në të gjitha institucionet e tjera shtetërore.

Këto komente ai i bëri i pyetur se a do të ishte situata politikisht më e qartë nëse Gjykata Kushtetues e Serbisë do ta vlerësonte kushtetutshmërinë e Marrëveshjes së Brukselit, para zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Mëtutuje, gazeta shkruan se Gjuriq konsideron se me këtë përgjigje “ai ka shpjeguar se për çfarë arsye pushteti së pari nuk e ka ndryshuar Kushtetutën, por ka shkuar në negociata në Bruksel, kur edhe vetë presidenti i Serbisë ka pranuar se platforma për Kosovën është jokushtetuese”.
XS
SM
MD
LG