Ndërlidhjet

Ukrainë: Nuk u miratua legjislacioni për lirimin e Tymoshenkos


Mbështetësit e Tymoshenkos e mbajnë fotografinë e saj gjatë një proteste në kryeqytetin Kijev

Mbështetësit e Tymoshenkos e mbajnë fotografinë e saj gjatë një proteste në kryeqytetin Kijev

Parlamenti i Ukrainës e ka mbyllur një sesion të jashtëzakonshëm pa arritur pajtueshmëri për lejimin e ish-kryeministres, Ylia Tymoshenko, që të udhëtoj për në Gjermani, për trajtim mjekësor.

Kryesusesi i Parlamentit, Volodymyr Rybak, e shpalli të mbyllur sesionin, pasi grupi parlamentar punues i përbërë nga Partia e Rajoneve e presidentit Viktor Yanukovich, dhe përfaqësuesit opozitarë dështuan të pajtohen për tekstin e përbashkët për legjislacion.

Pas shpalljes së kryesuesit, disa deputetë brohoritën “turp”!

Në këtë seancë parlamentare merrnin pjesë edhe të dërguarit e Bashkimit Ervropian, Alexander Kwasniewski dhe Pat Cox.

BE-ja është kërcënuar për ta suspenduar nënshkrimin e marrëveshjeve për asocim dhe tregti të lirë me Ukrainën, në samitin e Vilniusit, më vonë këtë muaj, nëse nuk arrihet vendimi në parlament për lirimin e Tymoshenkos, deri më 13 nëntor.
XS
SM
MD
LG