Ndërlidhjet

logo-print

Sulme kundër shiitëve në Irak, 8 të vrarë


Irak

Irak

Tre shpërthime të koordinuara kanë vrarë së paku tetë persona në Bakuba të Irakut.

Sulmet kanë pasur në shënjestër shiitë, të cilët kanë qenë duke ecur në drejtim të qytetit të shenjtë të Qerbelasë, për të marrë pjesë në përkujtimet e Ashurës.

Shiitët po shënojnë përvjetorin e vdekjes së nipit të Profetit Muhammad, Imam Hussein.

Rituali është vjetor dhe tërheq qindra-mijëra shiitë.

Ata janë shpesh shënjestër e ekstremistëve sunitë, të cilët shiitët i konsiderojnë si heretikë.

Dhuna sektare në Irak është në rritje.

Mbi 5,500 irakianë janvë vrarë në sulme këtë vit.
XS
SM
MD
LG