Ndërlidhjet

Liria e shtypit: Moldavia e para në Partneritetin e Lindjes


Moldavi (foto ilustruese)
Moldavi (foto ilustruese)
Moldavia ka dalë e para sa i përket lirisë së shtypit në mesin e gjashtë vendeve ish-sovjetike, të përfshira në nisëmn e Partneritetit Lindor të Bashkimit Evropian.

Sondazhi është kryer nga organizata joqeveritare “Internews Ukraine”, si pjesë e një pilot-projekti për të studiuar lirinë e shtypit në Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjeorgji, Moldavi dhe Ukrainë.

Ky pilot-projekt do të zgjasë dy vjet dhe realizohet me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian.

Pratneriteti i Lindjes, një nismë që synon të nxisë bashkëpunimin e BE-së me fqinjët e lindjes, është lansuar në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG