Ndërlidhjet

logo-print

Tetëmbëdhjetë të vrarë nga sulmet në Irak


Irak - foto arkivi

Irak - foto arkivi

Tre shpërthime të koordinuara kanë vrarë së paku tetë pelegrinë shiitë në Bakuba të Irakut. Ata kanë qenë duke ecur në drejtim të qytetit të shenjtë të Qerbelasë, për të marrë pjesë në përkujtimet e Ashurës.

Shiitët po shënojnë përvjetorin e vdekjes së nipit të Profetit Muhammad, Imam Hussein.

Rituali është vjetor dhe tërheq qindra-mijëra shiitë.

Po sot, në qytetin Tikrit, një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer eksplozivët e tij në një postbllok të policisë, duke vrarë së paku dhjetë persona.

Dhuna sektare në Irak është në rritje.

Mbi 5,500 irakianë janvë vrarë në sulme vetëm këtë vit.
XS
SM
MD
LG