Ndërlidhjet

Vdesin tetë të mbijetuar të tajfunit në Filipine


Filipine
Filipine
Zyrtarët në Filipine thonë se tetë persona janë shtypur për vdekje, kur mijëra të mbijetuar të tajfunit kanë bastisur një depo të orizit.

Incidenti ka ndodhur në provincën e shkatërruar Lejte.

Autoritetet thonë se viktimat kanë pësuar nga rënia e murit të deposë.

Turma ka mposhtur forcat e sigurisë dhe ka marrë me vete mbi 100,000 çanta me oriz.

Tajfuni Haiyan, i cili ka goditur Filipinet javën e kaluar, ka lënë mijëra njerëz pa strheë dhe pa qasje në ushqim.

Shifra zyrtare e të vdekurve aktualisht qëndron në 2,275.
XS
SM
MD
LG