Ndërlidhjet

Nisin hetimet ndaj "falsifikuesve" të rezultateve të votimit


Ilustrim

Ilustrim

Kanë filluar hetimet ndaj tre zyrtarëve të Qendrës së Numërimit të Votave, për të cilët thuhet se ekziston “dyshimi i bazuar se kanë falsifikuar rezultatet e votimit gjatë numërimit të votave, duke kryer veprën penale të falsifikimit të rezultateve të votimit”.

Lajmi është konfirmuar përmes një komunikate të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Të dyshuarit janë intervistuar nga prokurori, i cili pas mbledhjes së provave të gjertanishme ka kërkuar që të dyshuarit të mbrohen në liri, ndërsa hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar”, thuhet në komunikatë.
XS
SM
MD
LG