Ndërlidhjet

logo-print

14 gazetarë ukrainas lënë revistën “Forbes”


Ilustrim

Ilustrim

Më shumë se gjysma e personelit në gjuhën ukrainase të revistës “Forbes” ka dhënë dorëheqje, në shenjë proteste kundër censurës nga menaxhmenti i ri i revistës.

Barys Davydenko, redaktor në “Forbes”, ka thënë se ai dhe 13 të tjerë kanë dhënë dorëheqje pasi kryeredaktori i ri, Mykhalo Kotov, ka ndaluar një hetim të këshilltarëve të zëvendëskryeministrit, Serhiy Arbuzov.

Arbuzov besohet se ka lidhje me pronarin e ri të revistës, milionerin Serhiy Kurchenko.

Davydenko ka cituar Kotovin të ketë thënë se stafi do të ketë një listë të temave që duhet të mbulohen.

Kotov ka hedhur poshtë akuzat për censurë.

Versioni ukrainas i “Forbes” është botuar për herë të parë më 2011.
XS
SM
MD
LG