Ndërlidhjet

Katër të akuzuar për krime lufte në Vaganicë dhe Likoc


Logo e EULEX-it

Logo e EULEX-it

Një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka ngritur sot aktakuzë kundër katër të pandehurve pranë Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

“Të pandehurit akuzohen për vepra penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile, ku përfshihet torturimi dhe dhunimi i dy personave civilë shqiptarë - krime këto që pretendohen të jenë kryer në Vaganicë dhe Likoc, gjatë periudhës 1998/1999”, thuhet në njoftimin e misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX.

Po sipas tij, rasti është duke u hetuar prej një prokurori ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).
XS
SM
MD
LG