Ndërlidhjet

Serbia dhe Rusia me marrëveshje ushtarake


Presidenti i Serbisë dekoron ministrin rus të Mbrojtjes. Beograd, 13 nëntor, 2013.
Presidenti i Serbisë dekoron ministrin rus të Mbrojtjes. Beograd, 13 nëntor, 2013.
Serbia dhe Rusia kanë nënshkruar sot në Beograd një marrëveshje ushtarake.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë se marrëdhëniet midis Moskës dhe Beogradit kanë arritur një nivel të ri të lartë.

Ai i ka bërë këto komente pas takimit me minisrin serb të Mbrojtjes, Nebojsha Rodiq, i cili ka thënë se marrëveshja e re do të rregullojë marrëdhëniet ushtarake midis dy vendeve gjatë 15 vjetëve të ardhshëm.

Marrëveshja ushtarake përfshin shkëmbimin e informatave strategjike, shkëmbime ushtarake dhe stërvitje ushtarake.

Shoigu është dekoruar sot me Medaljen e Flamurit nga presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, për rolin e tij në zhvillimin e miqësisë ruso-serbe.
XS
SM
MD
LG