Ndërlidhjet

Liderët djathtistë në Francë e Holandë diskutojnë për bashkëpunimin


Marine Le Pen

Marine Le Pen

Dy nga liderët më eminentë të ekstremit të djathtë në Evropë, Marine Le Pen e Francës dhe Geert Wilders i Holandës, janë takuar të mërkurën, për të diskutuar hapat drejt krijimit të një aleance kundër politikave të Bashkimit Evropian.

Le Pen dhe Wilders kanë zhvilluar takimin në Hagë.

Të dy ata kundërshtojnë integrimin më të thellë të Bashkimit Evropian dhe duan të forcojnë kontrollin kufitar për imigrantët.

Një grup prej 20 personash ka protestuar zëshëm jashtë Parlamentit holandez, ku dy politikanët populistë kanë zhvilluar takimin.
XS
SM
MD
LG