Ndërlidhjet

Krajishnik: Myslimanët kanë ikur vullnetarisht


Momçillo Krajishnik

Momçillo Krajishnik

Ish-kryetari i Parlamentit serb të Bosnjës, Momçillo Krajishnik, ka mohuar se ushtria serbe, më 1992, ka kryer spastrim etnik të myslimanëve dhe kroatëve në Bosnjë e Hercegovinë.

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, në gjykimin e ish-liderit politik të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, Krajishnik ka thënë “popullata joserbe ka ikur vullnetarisht, në mënyrë të organizuar, për mbrojtje të vet”.

Tribunali i Hagës ka dënuar Krajishnikun me 20 vjet burgim, për shkak të dëbimit të dhunshëm të myslimanëve dhe kroatëve gjatë luftës në Bosnjë.

Ai është liruar më 31 gusht, pasi ka shërbyer dy të tretat e dënimit.

Karaxhiq, ndërkaq, përballet me dhjetë akuza për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnjë, më 1992-1995.
XS
SM
MD
LG