Ndërlidhjet

logo-print

Morsi: S’ka stabilitet pa kthimin tim


Muhammad Morsi

Muhammad Morsi

Presidenti i rrëzuar i Egjiptit, Mohammed Morsi, ka paralajmëruar se vendi nuk mund të jetë i qëndrueshëm, derisa ai të mos kthehet në pushtet.

Në një deklaratë të lexuar nga avokatët, Morsi ka thënë se është rrëmbyer dhe se është mbajtur kundër vullnetit të tij prejse është rrëzuar nga ushtria, në muajin korrik, raporton BBC.

Ai po ashtu e ka cilësuar si jolegjitim gjyqin kundër tij, nën akuzat për inicim të vrasjes dhe dhunës.

Morsi është njëri nga mijëra anëtarë të Vëllazërisë Myslimane që janë arrestuar katër muajve të fundit nga autoritetet e përkohshme ushtarake, në atë që këto të fundit e kanë cilësuar si luftë kundër terrorizmit.

Qindra njerëz janë vrarë po ashtu në përleshjet me forcat e sigurisë.
XS
SM
MD
LG