Ndërlidhjet

Dy grupe islamike në listën e zezë të SHBA-së


Ilustrim

Ilustrim

Shtetet e Bashkuara kanë futur në listën e zezë të organizatave terroritse dy grupe militante islamike të Nigerisë – Boko Haram dhe Ansaru.

Departamenti i Shtetit ka thënë se ky hap synon të ndihmojë Qeverinë nigeriane në “çrrënjosjen e ekstremizmit të dhunshëm”.

Ai bën që Shtetet e Bashkuara të ngrijnë çdo aset që grupet mund të kenë në SHBA.

Boko Haram, i cili besohet se ka lidhje me Al-Kaidën, do që të vendosë Ligjin e Sheriatit në veri të Nigerisë.

Ansaru është grup i ndarë.

Të dy ata fajësohen për mijëra njerëz të vrarë qysh në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG