Ndërlidhjet

logo-print

ANEB: Aktiviteti bërthamor i Iranit pa ndryshime


Yukiya Amano

Yukiya Amano

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bëthamore (ANEB), Yukia Amano, ka thënë se ai nuk sheh “ndryshime radikale” në programin bërthamor të Iranit, prejse Hassan Rohani është bërë president i këtij vendi, në muajin gusht.

Amano, i cili është kthyer nga një udhëtim në Iran, ka thënë se Republika Islamike vazhdon të pasurojë uranium në 20 për qind.

Ai ka thënë se ky vend ka ende punë për të bërë, për të përfunduar ndërtimin e reaktorit kërkimor Arak, i cili do të prodhojë plutonium, një tjetër karburant potencial për armë atomike.

ANEB pritet të lëshojë raportin e ri për aktivitetet bërthamore të Iranit të premten.

Irani hedh poshtë akuzat se aktiviteti i tij ka për qëllim krijimin e armës atomike.
XS
SM
MD
LG