Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe ai i Francës, Francois Hollande, kanë diskutuar përmes telefonit në lidhje me programin bërthamor të Iranit.
Pas bisedës, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se SHBA-ja dhe Franca janë në dakordim të plotë sa i përket marrëveshjes së propozuar nga fuqitë botërore për Iranin.
Zyra e presidentit francez ka thënë se dy liderët kanë shprehur vendosmërinë e tyre të përbashkët, për të siguruar garanci nga Irani se do të braktisë përfundimisht programin ushtarak bërthamor.
Irani mohon se është duke krijuar armë atomike.
Pas një raundi bisedimesh javën e kaluar, ka pasur spekulime për mosmarrëveshje në mesin e gjashtë fuqive botërore: Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Kinës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë.
Zyrtarët amerikanë më vonë kanë thënë se Irani ka qenë ai që nuk ka rënë dakord me marrëveshjen e propozuar.
Bisedimet do të vazhdojnë javën e ardhshme.