Ndërlidhjet

Oslo, qyteti i gjashtë garues për mikpritjen e Olimpiadës 2022


Flamuri olimpik
Flamuri olimpik
Kryeqyteti i Norvegjisë, Oslo, është bërë qyteti i gjashtë garues për mikpritjen e Lojërave Olimpike Dimërore më 2022.

Oslo thotë se do të shpenzojë vetëm 5.3 miliardë dollarë për të organizuar Lojërat, nikoqir i të cilave ka qenë më 1952.

Për krahasim, Rusia është duke shpenzuar rreth 51 miliardë dollarë për Olimpiadën Dimërore që do të mbahet vitin e ardhshëm në qytetin Soçi.

Qytetet tjera që konkurrojnë për nikoqir të Lojërave më 2022 janë: Stokholmi, Pekini, Almati, Krakovi dhe Lvivi.

Afati i fundit për konkurrim është të enjten.
XS
SM
MD
LG