Ndërlidhjet

Ukrainë: Shtyhet misioni monitorues i BE-së


Arkiv/Protestues në përkrahje të Tymoshenkos
Arkiv/Protestues në përkrahje të Tymoshenkos
Misioni i BE-së për monitorimin e fatit të ish-kryeministres së burgosur Yulia Tymoshenko, është shtyrë për datat 28 dhe 29 nëntor, kur edhe mbahet Samiti i Partneritetit për Lindjen i BE-së.

Parlamenti Evropian morri këtë vendim të mërkuren, duke zgjatur kështu misionin e dy të dërguarve specialë Aleksander Kwasniewski dhe Pat Cox.

Parlamenti ukrainas dështoi të arrinte një pajtim sa i përket kalimit të një ligji që do t’ia mundësonte ish-kryeministres Tymoshenko të shkonte në Gjermani për trajtim mjekësor.

Parlamenti i këtij vendi do ta ketë këtë çështje përsëri në agjendë diskutimi, më 19 nëntor, ndërsa BE-ja shpreson se ende ka gjasa që ligji të kalojë.

Lirimi i Tymoshenkos , përfaqëson kushtin që BE-ja i ka vënë Ukrainës, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Asocimit.
XS
SM
MD
LG