Ndërlidhjet

Vazhdojnë ndihmat për Filipinet


Ilustrim
Ilustrim
Janë intensifikuar përpjekjet ndërkombëtare për t’iu ndalë në ndihmë të mbijetuarve të tajfunit Haiyan në Filipine.

Së shpejti pritet të arrijnë ndihma shtesë nga ana e Shteteve të Bashkuara, për të tejkaluar gjendjen emergjente në këtë vend.

Përveç ndihmave, kontigjenti amerikanë përmban më shume se pesë mijë trupa nga radhët e shërbimeve emergjente.

Ndërkohë, rreth tre treqind ushtarë amerikanë tashmë ndodhen në Filipine.

Edhe Japonia pritet të dërgojë rreth njëmijë trupa si dhe pasije për operacionet e situatave të jashtëzakonshme.

Presidenti i Filipineve, Benigno Aquiono është nën presione të mëdha për përshpejtimin e dërgimit të ndihmave në ushqime, ujë dhe medikamente mjekësore për të mbijetuarit e dëshpëruar të njërës prej katastrofave më të mëdha natyrore te dekadave të fundit.

Numri i konfirmuar i të vdekurve nga tajfuni ka arritur në 2,357.
XS
SM
MD
LG