Ndërlidhjet

Yellen: Ende shumë për të bërë në ekonominë amerikane


Janet Yellen

Janet Yellen

E nominuara e presidentit Obama për Rezervën Federale amerikane, që ka funksionin e bankës qëndrore, ka thënë se ka ende “shumë punë për të bërë” për të rimëkëmbur ekonominë e këtij vendi.

Jant Yellen, ka thënë se ekonomia dhe tregu i punës janë ende nën nivelin e performancës së kërkuar dhe se ka ende nevojë për të mbështetur “politika jokonvencionale” për të tejkaluar sitiuatën.

Banka qëndrore amerikane ka blerë bono të thesarit të shtetit amerikan në një vlerë mujore prej 58 miliardë dollarësh që nga viti 2012, krahas mbajtjes së paprecedentë të normave të interesit afër zeros, që nga viti 2008.

Komentet e Yellen vijnë vetëm një ditë, para se ajo të paraqitet para Komitetit të Senatit për Banka, që përfaqëson edhe hapin e parë drejt aprovimit të saj në krye të Rezervës Federale.

Nëse komiteti e konfirmon kandidaturën e Yellen, ajo do të bëhej gruaja e parë që drejton bankën qëndrore amerikane, në gjithë historinë e shtetit amerikan.
XS
SM
MD
LG