Ndërlidhjet

logo-print

Sarajevë: Kërkon falje sulmuesi i ambasadës amerikane më 2011


Mevlid Jasarevic

Mevlid Jasarevic

Një burrë, i cili po rigjykohet për sulmin e vitit 2011 ndaj ambasadës amerikane në Sarajevë, ka kërkuar falje për atë që e ka cilësuar “një akt të marrë”.

Mevlid Jasarevic, kishte plagosur rënd një polic, derisa kishte shtënë me armë në drejtim të ambasadës rreth tri vjet më parë.

Të mërkuren, ai i tha gjykatës në Sarajevë se ishte manipuluar dhe më pas braktisur nga mentorët e tij radikalë islamistë.

Jasarevic, ishte shpallur fajtor për terrorizëm dhe ishtë dënuar me 18 vjet burgim, nga gjykata në Bosnje, në dhjetor të vitit 2012.

Vendimi ishte apeluar në korrik dhe ishte urdhëruar një proces i ri, pasi gjykatësit kishin konsideruar se procesi i parë kishte pasur të meta.

Avokatët mbrojtës kanë argumentuar se nuk kishin pasur qasje në të dhënat për mbrojtjen e klientit të tyre.

Gjykata do të shpallë vendimin e ri më 20 nëntor.
XS
SM
MD
LG