Ndërlidhjet

logo-print

SHBA-ja anulon blerjet nga kompania që furnizon regjimin e Assadit


Ilustrim

Ilustrim

Shtetet e Bashkuara nuk do të blejnë më helikopterë nga një eksportues rus, i cili furnizon me armë edhe Qeverinë siriane.

Departamenti i Shtetit pritej të blente helikopterë në vlerë prej 345 milionësh dollarë nga Rosoboronexport dhe më pas t’i dërgonte ata tek forcat afgane të sigurisë.

Por të mërkurën, Departamenti i Shtetit bëri të ditur se ka anuluar planet për një blerje të tillë, edhepse nuk dha një arsyetim për këtë.

Senatori republikan, John Cornyn ka deklaruar të mërkuren se mirëpret një vendim të tillë.

Analistët thonë se kishte pasur një rritje të kundërshtimit të ligjvënësve amerikanë sa i përket kësaj blerjeje.

Anëtarë nga të dyja partitë kishin kundërshtuar blerjen e paisjeve nga e njejta kompani që furnizon edhe regjimin e presidentit sirian Bashar al-Assad.
XS
SM
MD
LG