Ndërlidhjet

Kreu i Toronots: Bleva drogë në tregun e zi


 Rob Ford, kreu i Torontos
Rob Ford, kreu i Torontos
Kreu kontravers i Torontos, Rob Ford, kishte insistuar në zero tolerancë ndaj bandave dhe drogës, por kishte pranuar se kishte blerë drogë në tregun e zi edhe vetë, gjatë dy viteve të kalura.

Duke folur në një takim të së mërkures në Këshillin e Qytetit, Ford tha se nuk mund t’i ndryshojë veprimet e kaluara, në të cilat përfshihet edhe blerja dhe konsumimi i vetëdijshëm i kokainës.

Por, ai ka ripërsëritur qëllimin e tij për të vazhduar punën në krye të Torontos, drejt përmbushjes së premtimit për të kursyer paratë e taksapaguesve.

Gjatë takimit të së mëkures, pothuaj të gjithë anëtarët e Këshillit, i bën thirrje atij që të largohej nga posti.
XS
SM
MD
LG