Ndërlidhjet

Francë: Revista “Minute” nën hetime për racizëm


Ilustrim/Flamuri francez
Ilustrim/Flamuri francez
Një revistë javore e ekstremit të djathtë në Francë, do të përballet me gjykatën, rreth krahasimit që i bëri ministers së parë me ngjyrë, Christiane Taubira, me një majmun, në një nga ballinat e saj.

Zyra e prokurorit në Paris, tha se hetimet për revistën “Minute” kanë nisur mbi bazën e "ofendimit publik të natyrës raciste", pas dërgimit të lëndës në gjykatë nga ana e kryeministrit, Jean-Marc Ayrault.

Ballina e revistës përsëriti komentet e bëra së fundmi nga një kandidat i partisë së ekstremit të djathtë, Fronti Kombëtar.

Revista “Minute”, e cila shquhet për ballinat e saj shokuese, në të cilat sulmon migrantët dhe homoseksualët, ka një qarkullim javor prej 40 mijë kopjesh, raporton DPA.
XS
SM
MD
LG