Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Digjet sot simbolikisht koleksioni i stolive të fildishta


Ilustrim

Ilustrim

Më shumë se gjashtë tonë, kryesisht me stoli fildishi, të cilat ishin konfiskuar më parë, do të digjen sot afër Denverit në SHBA.

Akti do të kryhet si pjesë e përpjekjes për të ngritur vetëdijen mbi tregëtinë rreth 10 miliardë dollarëshe me fildish ilegal.

Si pasojë e kësaj, rreth 30 mijë elefantë vriten çdo vit, kryesisht në Afrikë.

Rezervuari i ashtuquajtur “gjaku i fildishtë” është akumuluar që nga koha e një ndalese botërore për fildishin, të vënë në vitin 1989.

Gjërat që ndodhen në këtë rezervuar ishin marrë nga trafikantët, tregëtarët dhe turistët, nëpër pika të ndryshme të hyrjes në SHBA.

Fondi Global për Kafshët e Egra, thotë se elefantët vazhdojnë të mbeten në rrezik.

Në Indi, gjatë ditës së sotme, u vranë shtatë elefantë nga goditja që morrën nga një tren pasagjerësh.
XS
SM
MD
LG