Ndërlidhjet

SHBA: Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia të përafrohen sa më shumë me BE-në


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe asistenja, Victoria Nuland
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe asistenja, Victoria Nuland
Një zyrtare e lartë amerikane ka thënë se Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia, ndodhen në “një moment” historik, derisa përpiqen të ecin përpara në integrimin evropian, ndërsa ka shtuar se SHBA-ja dhe Rusia “nuk mund të pushojnë së punuari” për të gjetur sfera të “qëllimeve të përbashkëta”.

Victoria Nuland, asistentja e re e Sekretarit të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, ka folur të mërkuren në Uashington, në adresimin e saj të parë publik, që kur morri detyrën në muajin tetor.

Dy javë para Samitit për Partneritetin me Lindjen, Nuland ka thënë se Uashingtoni pret të shohë Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë, “sa më afër familjes evropiane”.

Ajo ka vlerësuar edhe lëvizjet në bisedimet mes Kosovës e Serbisë, rreth pajtimit afatgjatë, ndërsa ka tërhequr vërejtjen se do të ketë “një rivlerësim” të qasjes amerikane ndaj Bosnjes, nëse kjo e fundit vazhdon të mbajë të bllokuar rrugën për në BE.
XS
SM
MD
LG