Ndërlidhjet

logo-print

McCartney, Putinit: Lironi aktivistët e Greenpeace


Paul McCartney

Paul McCartney

Muzikanti i njohur Paul McCartney ka thënë se i ka dërguar një letër presidentit Putin, muajin e kaluar, përmes së cilës i ka kërkuar lirimin e tridhjetë aktivistëve të Greenpeace, të arrestuar gjatë shtatorit.

McCartney tha se nuk ka marrë ende përgjigje për letrën e nisur më 14 tetor.

Në letrën, të cilën McCartney e ka publikuar edhe në faqen e tij të internetit, ai i drejtohet Putinit me fjalët “I dashur Vladimir”, ndërsa në të mes të tjerash thuhet “miliona njerëz, nga dhjetra vende të botës, do t’ju ishin shumë mirënjohës nëse do të ndërmerrnit hapa për lirimin e aktivistëve".

Grupi ishte kapur në ujërat e Arktikut, kur disa nga ta provuan të hynin në një platformë naftë të kompanisë ruse Gazprom, në shenjë proteste ndaj praktikave të saj.

Letra e McCartney-it, përfundon me fjalët “do të ishte mrekulli nëse, aktivistët do të mund të ishin në shtëpi me familjet e tyre për Krishtlindje”.
XS
SM
MD
LG