Ndërlidhjet

Hizballah: Do të rrimë në Siri, sa të jetë nevoja


Hassan Nasrallah
Hassan Nasrallah
Lideri i grupit Hizballah, Hassan Nasrallah, ka thënë të enjten, se grupi i tij militant shiit, do të vazhdojë të qëndrojë në Siri, përkrah forcave të regjimit të Assadit, për aq kohë sa kjo të jetë e nevojshme.

Në një fjalim para dhjetra mijëra shiitëve, të cilët po shënojnë Ashuret, Nasrallah ka thënë se, “për aq kohë sa të ketë arsye për të luftuar në Siri, ne do të jemi prezent aty”.

Komentet e Nesrallahut vijnë pas atyre të Sekretarit Gjeneral të OKB-së, Ban Ki-moon, i cili i kishte kërkuar këtij grupi t’i ndërpriste luftimet në Siri.
XS
SM
MD
LG