Ndërlidhjet

Kirgizi: Sulmohet një avokat i njohur


Ilustrim
Ilustrim
Një avokat nga Kirgizia, i njohur për mbrojtjen e aktivistëve dhe politikanëve të opozitës, është rrahur rënd.

Sulmues të panjohur e kanë sulmuar avokatin, Ikramiddin Aitkulov, në afërsi të shtëpisë së tij, të mërkuren vonë.

Ai ishte dërguar në spital pas plagëve dhe lëndimeve serioze të marra nga sulmi.

Vëllai i tij, Khansar Aitkulov ia ka thënë Evropës së Lirë, se vëllai i tij kishte qenë fillimisht në gjendje kritike, por më pas ishte stabilizuar.

Policia në Bishkek ka nisur hetimet për rastin.
XS
SM
MD
LG